Shqipëria konfirmon dy rastet e para me koronavirus
Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë urgjente që dërgoi para pak çastesh (e hënë 9 mars 2020 00:23) thotë se konfirmohen dy rastet e para me koronavirusin e ri.
Lajme
Bëhet fjalë për dy persona, meshkuj, atë e bir që kanë ardhur nga Italia. Ata ndodhen nën kujdes mjekësor.
Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.
Strukturat e urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.