“Shqipëria“ – Gazetarja ja gjen lehtë e shpejtë Kurtit një shtet ku partia e parë ka më shumë votues së dy tjerat
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot pas takimit me liderët e partive të tjera politike është deklaruar për media, ndonëse ky është një veprim që ai rrallë e bënë. Kurti derisa është “lavdëruar“ për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka bërë një pyetje gazetarëve. “Më gjeni një shtet në…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot pas takimit me liderët e partive të tjera politike është deklaruar për media, ndonëse ky është një veprim që ai rrallë e bënë.
Kurti derisa është “lavdëruar“ për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka bërë një pyetje gazetarëve.
“Më gjeni një shtet në Evropë, ku partia e parë është më e madhe se e dyta dhe e treta bashkë?“, ka pyetur Kurti.
“Shqipëria“, ka thënë shkurt një nga gazetarët e këtë e ka pranuar edhe Kurti.
“Po Shqipëria po“, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/