Shqipëria e Mali i Zi u anëtarësuan në “Zonën e Vetme të Pagesave në Euro” – (SEPA), pse Kosova ende jo?

Pas anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), janë shtuar kritikat në Kosovë për ngecjen në këtë proces. Megjithatë, vendi ka nisur zyrtarisht përgatitjet për anëtarësim, ndërkohë që disa pengesa ligjore mbeten ende për t’u tejkaluar, transmeton lajmi.net. Avokati Uran Vokshi, i angazhuar si ekspert ligjor…

Lajme

08/10/2025 09:07

Pas anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), janë shtuar kritikat në Kosovë për ngecjen në këtë proces.

Megjithatë, vendi ka nisur zyrtarisht përgatitjet për anëtarësim, ndërkohë që disa pengesa ligjore mbeten ende për t’u tejkaluar, transmeton lajmi.net.

Avokati Uran Vokshi, i angazhuar si ekspert ligjor lokal në këtë proces në kuadër të Komisionit Evropian, bën të ditur se Kosova tashmë ka ndërmarrë hapat e parë konkretë.

“Banka Qendrore e Kosovës ka nxjerrë rregulloret përkatëse dhe ka para-aplikuar në SEPA,” deklaron ai, duke shtuar se vlerësimi i këtyre rregulloreve për përputhshmëri me legjislacionin e BE-së është aktualisht në proces.

Sipas Vokshit, sfida më e madhe në këtë fazë mbetet statusi i paqartë i tre ligjeve themelore që ndërlidhen me sistemin financiar: Ligji për Bankat, Ligji për Shërbimet e Pagesave dhe ai për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit.

“Këto ligje janë në vlerësim të kushtetutshmërisë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, dhe pa një vendim nga gjykata, procesi nuk mund të ecë përpara,” thekson ai.

Anëtarësimi në SEPA pritet të sjellë përfitime të ndjeshme ekonomike për Kosovën. Sipas një analize të German Economic Team (GET), kursimi vjetor për bizneset dhe qytetarët nga ulja e tarifave për transfertat ndërkombëtare do të jetë rreth 55 milionë euro.

Për më tepër, ky hap do të lehtësojë ndjeshëm pagesat ndërkombëtare, duke i bërë ato më të shpejta, më të lira dhe më të sigurta.

Postimi i plotë: 

Lidhur me reagimet per mosanetaresimin e Kosoves ne SEPA
Keto dite pasi qe Shqiperia dhe Mali i Zi u anetaresuan ne SEPA (Single Euro Payments Area) u ngriten shume kritika politike per mos anetaresimin e Kosoves.
Duke qene se jam i angazhuar ne kete projekt si ekspert ligjor lokal (ne kuader te Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata” ) per te ndihmuar Komisionin Evropian per te vleresuar nese Kosova ka harmonizuar legjislacionin si parakusht per anetaresim ne SEPA ju njoftoj se Kosova ka filluar procesin e anetaresimit.
Banka Qendrore e Kosoves ka nxjerr rregulloret perkatese dhe ka para-aplikuar ne SEPA.
Vleresimi i ketyre rregulloreve nese jane te harmonizuara me EU-acquis eshte ne proces ndersa sfide mbetet fakti se Ligji 08/L-304 per Bankat, Ligji 08/L-328 për Sherbimet e Pagesave dhe Ligji 08/L-333 per plotesimin/ndryshimin e Ligjit per Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit qe rregullojne kete fushe jane ne vleresim te kushtetutshmerise prane Gjykates Kushtetuese te Kosoves.
Pritja e vendimit te Gjykates Kushtetuese eshte parakusht per te vazhduar ky proces metej.
Per ata qe nuk jane te informuar, anetaresimi ne SEPA do të lehtësojë pagesat ndërkombëtare, duke i bere ato me te shpejta, me te lira dhe me te thjeshta per qytetaret dhe bizneset e Kosoves. Kursimi vjetor per bizneset dhe qytetaret pritet te jete rreth 55 milionë euro nga tarifat per transferet ndërkombetare, sipas nje vleresimi nga German Economic Team (GET)./lajmi.net/