Shqipëria bie e 45-ta
Shqipëria ka rënë për shtatë pozita në renditjen e FIFA-së. Në krahasim me muajin e kaluar, kuqezinjtë tani janë në vendin e 45-të me 652 pikë. Dy disfatat e njëpasnjëshme nga Sllovenia dhe Islanda në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014 kanë bërë që ekipi i Giani de Biasit të humb pozitën e 38-të,…
Sport
Shqipëria ka rënë për shtatë pozita në renditjen e FIFA-së. Në krahasim me muajin e kaluar, kuqezinjtë tani janë në vendin e 45-të me 652 pikë.
Dy disfatat e njëpasnjëshme nga Sllovenia dhe Islanda në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014 kanë bërë që ekipi i Giani de Biasit të humb pozitën e 38-të, rezultat rekord absolut i Kombëtares.
Në krye gjendet Spanja me 1514 pikë e përcjell nga Argjentina me 1263.
Gjermania është e treta me 1261 pikë, kurse më pas vijnë Italia (1199), Kolumbia (1180), Belgjika (1159) dhe Uruguai (1126). Brazili, Holanda dhe Kroacia kompletojnë top dhjetë pozitat e para.
Renditja:
1. Spanja 1514 pikë
2. Argjentina 1263
3. Gjermania 1261
4. Italia 1199
5. Kolumbia 1180
6. Belgjika 1159
7. Uruguai 1126
8. Brazili 1067
9. Holanda 1058
10. Kroacia 1051
45. Shqipëria 652