Shqipëri-Ukrainë, këta dy futbollistë vrapuan më së shumti
Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka kanë përshkuar më shumë kilometra se kushdo te Shqipëria gjatë pjesës së parë në miqësoren me Ukrainën (1-3).

Sport
Abrashi ka vrapuar 6.5 km ndërkohë që Xhaka 6.2. Më pas, të dy lojtaret u zëvendësuan.
Pas takimit të djeshëm, Abrashi në prononcimin e tij u shpreh: “Luajtëm një pjesë të parë të mirë dhe bëmë një gabim pa lidhje. Ata u treguan shumë cinik, duke i shfrytëzuar mundësitë që patën”, deklaroi Abrashi.
Miqësorja me Ukrainën ishte e fundit për Shqipërinë para Kmapionatit Evropian.