​Shqipëri-Serbi, Hysaj zbulon mesazhin që ua dha bashkëlojtarëve

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Shqipërisë ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror të futbollit që do të zhvillohet në Tiranë, Elseid Hysaj ka ndarë mesazhet e qarta që u ka dhënë bashkëlojtarëve të tij. Ai në një konferencë për media ka zbuluar se ka biseduar me bashkëlojtarët për këtë ballafaqim…

Sport

02/06/2025 12:50

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Shqipërisë ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror të futbollit që do të zhvillohet në Tiranë, Elseid Hysaj ka ndarë mesazhet e qarta që u ka dhënë bashkëlojtarëve të tij.

Ai në një konferencë për media ka zbuluar se ka biseduar me bashkëlojtarët për këtë ballafaqim dhe u ka kërkuar atyre të qëndrojnë të qetë, të shmangin ndikimet jashtë futbollit dhe të përqendrohen te loja, derisa ka potencuar rëndësinë që ka kjo ndeshje..

Hysaj zbulon se çfarë u tha lojtarëve para ndeshjes me Serbinë

“Kjo është një ndeshje e rëndësishme siç e dimë të gjithë sepse janë ndër kundërshtarët më direkt me ekipin tonë. Besoj që në marrëdhëniet ndërmjet vendit tonë dhe të tyre nuk duhet të hyjmë ne futbollistët sepse ka kush të merret me këtë punë, ne duhet ta luajmë ndeshjen tonë, të jemi të koncentruar, të jemi të qetë, ta dimë që është një kundërshtar direkt dhe të mos mendojmë për problemet anasjellas që mund të jenë”, tha fillimisht Hysaj.

Ai thekson rëndësinë e kësaj sfide jo vetëm sportive, por edhe emocionale për tifozët shqiptarë, duke rikujtuar edhe përballjet e mëparshme me Serbinë.

“Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme si për ne për futbollit ashtu edhe jashtë futbollit sepse ka shumë tifozë që po e presin me zell këtë ndeshje. Kam folur me lojtarët për lidhjet tona që i kemi pasur dhe për ndeshjet e kaluara që i kemi luajtur bashkë dhe të gjithë e dinë historinë e Shqipërisë kështu që thjeshtë u kamë thënë që të jenë sa më të qetë dhe të bëjmë ndeshje tonë më të mirë që mund të japim në fushë”, theksoi Hysaj.

Hysaj beson se Shqipëria ka potencial për ta fituar këtë ndeshje, duke e cilësuar si një mundësi reale për të bërë diferencën në grup.

“Të gjitha ndeshjet e grupit tonë janë të rëndësishme por unë dhe të gjithë e dimë që kjo është një ndeshje direkte për ne sepse mund të jenë kundërshtar që mund të luftojmë dhe mund të kemi diçka më shumë se ata sepse e dimë të gjithë që Anglia është skuadër shumë e fortë që nëse fiton ose barazon mund të jetë një mrekulli por kundër Serbisë besoj që mund t’i luajmë letrat tona, mund të luajmë shumë mirë dhe mund të kemi shumë mundësi për ta fituar ndeshjen”, tha Hysaj më tutje.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më shtatë qershor duke nisur nga ora 20:45.