Shqipëri: Prishet plani i “mashtruesve”, mblidhnin para për “të sëmurët”

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Tiranës, ka zbuluar një rast të mashtrimit të kërkimit të ndihmës përmes “Instagramit”. Një 55-vjeçar u arrestua, e dy persona të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë. Sipas policisë, Artur Karati, banues në Përmet me anë të mashtrimit kompjuterik të kryer nga një profil…

Lajme

03/12/2024 17:47

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Tiranës, ka zbuluar një rast të mashtrimit të kërkimit të ndihmës përmes “Instagramit”.

Një 55-vjeçar u arrestua, e dy persona të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Sipas policisë, Artur Karati, banues në Përmet me anë të mashtrimit kompjuterik të kryer nga një profil fals në rrjetin social, duke përdorur fotografi të marra në internet, të një shtetasi të mitur të sëmurë dhe ka përfituar shuma parash nga persona të ndryshëm, me pretendimin se do të përdoreshin për shërimin e të miturit.

Në sajë të hetimeve, ka rezultuar se në llogarinë bankare të vendosur prej 55-vjeçarit janë kryer 117 transaksione bankare nga shtetas të ndryshëm shqiptarë, të cilët janë mashtruar, raporton A2 CNN.