Shqipëri: “Ju jeni shejtani”, dy të akuzuarit për terrorizëm nuk pranojnë të flasin përpara policisë

Teksa u arrestuan në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pas 12 orësh ngujim në një ndërtesë të braktisur, dy personat e akuzuar për terrorizëm kanë refuzuar të flasin në polici. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se ata nuk pranojnë të flasin, duke shtuar se “janë me të drejtën e tyre”. “Ju…

Lajme

25/11/2025 12:29

Teksa u arrestuan në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pas 12 orësh ngujim në një ndërtesë të braktisur, dy personat e akuzuar për terrorizëm kanë refuzuar të flasin në polici.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se ata nuk pranojnë të flasin, duke shtuar se “janë me të drejtën e tyre”.

“Ju jeni shejtani”, kështu mësohet të kenë thënë të arrestuarit Julian Cumrraku dhe Erzen Uka.

Policia e Pukës ka qenë duke patrulluar në zonë kur ka konstatuar Erzen Ukën, i cili sapo ka parë policinë është futur në banesën e braktisur të një të afërmi.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se duke pasur dyshime, policia ka shkuar për të verifikuar.

Erzen Uka nuk e ka hapur derën dhe ka kërcënuar punonjësit e policisë.

“Nuk i dorëzohem policisë, dorëzohem vetëm përballë Allahut”, ka deklaruar Uka gjatë komunikimit me policisnë.

Duke kuptuar që ai ishte i armatosur policia kërkoi ndihmën e Drejtorisë Shkodër.

Pas shkëmbimit të informacionit me drejtorinë e përgjithshme u zbulua se Erzen Uka dhe Julian Cumrraku ishin subjekte të anti-terrorit.

Duke pasur dyshime për ta, anti-terrori i ka mbajtur nën vëzhgim. Erzen Uka banonte në Pukë, ndërsa Julian Cumrraku në Kamëz.

Ata ishin të dy me precedent penal, për vepra të ndryshme penale.