Shqipëri-Islandë, dalin në shitje biletat, ja çmimet

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Shqipëri-Islandë, përballje e cila do të zhvillohet në datën 10 shtator 2019, ora 20:45.

Sport

24/08/2019 11:50

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, Elbasan.

Shqipëria bën pjesë në Grupin H të këtyre eliminatoreve së bashku me këto përfaqësuese: Francën, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Të gjithë të interesuarit për bileta, mund t’i blejnë në websitin e FSHF-së në linkun përkatës: bileta.fshf.org. FSHF njofton se në shitje janë të gjithë sektorët dhe tribunat në shitje. Çmimet variojnë nga 500 lekë në tribunat anësore G2 dhe C2 deri në 12 000 lekë në tribunën VIP.

Më poshtë, lista e çmimeve të biletave: