Shqipëri, asgjësohen 1308 rrënjë kanabis në dy parcela

Gjatë aksionit të sotëm për zbulimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike, janë zbuluar dhe asgjesuar 1308 rrënjë bimë narkotike e lloit kanabis sativa dhe 2 parcela me hashash në Tepelenë dhe Berat.

Lajme

07/07/2015 16:54

Në Berat janë asgjësuar 308 bimë kanabis Sativa dhe janë arrestuar 2 shtetas për kultivimin e bimëve narkotike.

Ndërsa në tepelenë janë asgjësuar 1000 rrënjë kanabis sativa, të mbjella në dy parcela, raporton shqiptarja.com.

Berat, asgjësohen 308 bimë narkotike, arrestohen 2 shtetas

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për “Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike”, si dhe në vijim të kontrollit të plotë të territorit , Efektivat e Komisariatit të Policisë Berat mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll në fshatin Levan komuna Sinjë.

Nga ku rezultoi se në vendin e quajtur “Gryka e Moçales”, grupi hetimor ka gjetur dhe asgjësuar 308 rrënjëve bimë narkotike të dyshuara si Canabis Sativa, të cilat varionin nga 30-90 cm të larta.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë ndalimi i shtetasve:

Mehmet Osmenaj, 36 vjeç, banues në Levan Berat,

Avdyl Osmenaj, 42 vjeç, banues në Levan Berat.

Pasi   dyshohet se në bashkpunimë me njëri-tjetrin të janë autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale « Kultivimi i bimëve narkoike.

Tepelenë, asgjësohen 1000 rrënjë kanabis sativa dhe 2 parcela me hashash

Policia e Tepelenës ka zbuluar sot dy parcela me hashash dhe ka asgjësuar 1000 rrënjë kanabis sattiva në zonën e Kurveleshit. Sekuestrimi i drogës u bë në vendin e quajtur Blloku i Mollëve te Ura e Progonatit në përroin që vjen nga malet e Golemit. Sipas të dhënave bima narkotike kishin një lartësi 20 deri 60 cm. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e poseduesve të bimëve narkotike.