​Shqipëri, arrestohen 12 persona për zjarrvënie të qëllimshme

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë veprime intensive hetimore dhe operacionale për parandalimin e zjarrvënieve, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të strukturave të policisë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, gjatë 72 orëve të fundit janë identifikuar, kapur,…

Lajme

27/07/2025 14:16

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë veprime intensive hetimore dhe operacionale për parandalimin e zjarrvënieve, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të strukturave të policisë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, gjatë 72 orëve të fundit janë identifikuar, kapur, arrestuar apo proceduar penalisht 12 shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënies në disa qarqe të vendit.

Arrestimet kanë ndodhur në Tiranë, Durrës/Shijak, Fier, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Kurbin, Dibër, Shkodër, Poliçan, Belsh/Cërrik.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka kaluar në gatishmëri të gjitha strukturat vendore, me porosi të qarta për intensifikimin e masave parandaluese, hetimore dhe ndëshkimore ndaj çdo rasti të zjarrvënies së qëllimshme apo të shkaktuar nga pakujdesia.

Policia e Shtetit apelon të gjithë banorët që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, sepse do të përballen me forcën e ligjit.

Po ashtu, qytetarët duhet të tregojnë kujdes maksimal, veçanërisht mos hedhjen e cigareve të ndezura buzë rrugëve, pasi mund të shkaktojnë zjarr.

Njëherësh qytetarëve u bëhet thirrje që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënie.