Shqipëri: 716 raste të reja me COVID dhe dy të vdekur
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 716 raste të reja me koronavirus nga 1.590 testime dhe dy të vdekur. Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 303. Janë 8.239 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin dhe 1055 të shëruar në 24 orët e fundit, njofton Ministria e…

Lajme
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 716 raste të reja me koronavirus nga 1.590 testime dhe dy të vdekur.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 303. Janë 8.239 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin dhe 1055 të shëruar në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 69-92 vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 312.097 raste, prej tyre 300.313 janë shëruar, 8.239 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.545 pacientë.