Shqipe Selimi thirrje partive opozitare: Votojeni Albulena Haxhiun!

Nesër do të tentohet për herë të 21-të që të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Para kësaj seance, deputetja e VV-së, Shqipe Selimi u ka bërë thirrje partive opozitare që ta votojnë Albulena Haxhiun, shkruan lajmi.net Në postimin e saj, Selimi ka thënë se ky votim është për themelimin e organeve të legjislaturës së re, në…

Lajme

24/05/2025 18:50

Nesër do të tentohet për herë të 21-të që të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Para kësaj seance, deputetja e VV-së, Shqipe Selimi u ka bërë thirrje partive opozitare që ta votojnë Albulena Haxhiun, shkruan lajmi.net

Në postimin e saj, Selimi ka thënë se ky votim është për themelimin e organeve të legjislaturës së re, në përputhje me vullnetin e shprehur në zgjedhje.

Postimi i plotë:

Nesër është vazhdimi i seancës për votimin e Kryetares së Kuvendit dhe paraprakisht miratimi i komisionit për votim të fshehtë.
Me këtë rast i bëj thirrje të gjitha partive në Kuvend PDK, LDK, AAK, Nisma dhe pakicat jo serbe, që të votojnë propozimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kryetare.
Ky votim nuk është votim i veçuar për një pozitë, është votim për themelimin e organeve të legjislaturës së re në përputhje me vullnetin e shprehur në zgjedhje.
Ata e ato që kanë brengën e zhbllokimit të procesit të krijimit të institucioneve të vendit le ta adresojnë nesër duke votuar./lajmi.net/