Shqipe Selimi nga Haga: Pres që gjyqtarët të mos ndikohen nga fjalët e prokurorëve, vizitat nuk mjaftojnë të çmallemi

Deputetja Shqipe Selimi, bashkëshorja e Rexhep Selimit, tha nga Haga se “Rexha mbahet i fortë dhe nuk dorëzohet, besoj në pafajësinë e tij dhe të shokëve të tij”. E pyetur mbi kërkesën e prokurorisë për 45 vite burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK-së, Selmi tha: “Prej kësaj prokurorie nuk presim asgjë më të mirë,…

Lajme

17/02/2026 21:08

Deputetja Shqipe Selimi, bashkëshorja e Rexhep Selimit, tha nga Haga se “Rexha mbahet i fortë dhe nuk dorëzohet, besoj në pafajësinë e tij dhe të shokëve të tij”.

E pyetur mbi kërkesën e prokurorisë për 45 vite burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK-së, Selmi tha:

“Prej kësaj prokurorie nuk presim asgjë më të mirë, përveçse sikur tashmë që e keni pa ajo fytyrë ka qenë prej fillimit, prej kur e kanë ngritë atë aktakuzë kanë pretendu. Ata kanë paragjyku, nuk kanë gjyku, nuk presim diçka më të mirë prej tyre. Por presim drejtësi prej gjyqtarëve kompetentë, pres që ata të mos ndikohen nga fjalët e prokurorëve sepse kanë shpif e dezinformu dhe janë bazu në dosjet që i kanë marrë nga Serbia”, tha Selimi për KP.

Më pas ajo u pyet edhe për vizitat në Hagë, për çka tha “vizitat janë të shkurtëra dhe nuk mjaftojnë të çmallemi”.