Shqipe Pantina kritikoi publikisht Abdixhikun, reagon Sokol Havolli: A je mirë? Pff
Shqipe Pantina që ishte kandidate për deputete nga LDK-ja, dje kritikoi Lumir Abdixhikun. “Një parti politike nuk ekziston vetëm për t’i bërë opozitë dikujt në pushtet. Ajo duhet të përfaqësojë vlera, parime dhe një vizion alternativ. Këtu ka qenë huqja e LDK-së”, ka thënë Pantina, duke theksuar gjithashtu mungesën e punës në terren dhe distancimin…
Lajme
Shqipe Pantina që ishte kandidate për deputete nga LDK-ja, dje kritikoi Lumir Abdixhikun.
“Një parti politike nuk ekziston vetëm për t’i bërë opozitë dikujt në pushtet. Ajo duhet të përfaqësojë vlera, parime dhe një vizion alternativ. Këtu ka qenë huqja e LDK-së”, ka thënë Pantina, duke theksuar gjithashtu mungesën e punës në terren dhe distancimin e udhëheqjes nga strukturat lokale.
E ndaj asaj reagoi Sokol Havolli. Ai la të kuptohet se Pantina është kundërshtare nga brenda.
Postimi:
Çka të duhen kundërshtarë politik kur disa janë brenda? Shqipe Pantina pas çdo dështimi politik personal dhe përfaqësimit të munguar, sonte ia dha edhe një goditje LDK-së. A je mirë? Apo kaq të ka mjaftu? Pfff…