Shqipe Mehmeti-Selimi e VV-së reagon e dëshpëruar: Gjykata e ka shkelur Kushtetutën
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar me tone të ashpra dhe të dëshpëruara ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi shkelje të Kushtetutës nga ana e kryesuesit të seancës, Avni Dehari. Në një postim në rrjetet sociale, Mehmeti-Selimi ka sulmuar vendimin e Gjykatës që kufizon në tri herë numrin e tentimeve…

Lajme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar me tone të ashpra dhe të dëshpëruara ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi shkelje të Kushtetutës nga ana e kryesuesit të seancës, Avni Dehari.
Në një postim në rrjetet sociale, Mehmeti-Selimi ka sulmuar vendimin e Gjykatës që kufizon në tri herë numrin e tentimeve për votimin e një kandidati për kryetar të Kuvendit, duke e quajtur këtë “rishkrim të Kushtetutës”, transmeton lajmi.net
“Prej nga e shpiku Gjykata këtë për tri tentime? Pse jo katër? Pse jo dy? Pse jo vetëm një? Kjo është shkelje e Kushtetutës nga vetë Gjykata”, ka shkruar ajo, duke shmangur plotësisht faktin që vendimi i Kushtetueses erdhi si pasojë e shkeljeve të përsëritura nga partia e saj.
Reagimi i deputetes shihet si një tjetër përpjekje e Vetëvendosjes për të delegjitimuar institucionet e pavarura, në vend që të pranojë përgjegjësinë për krizën institucionale që ka zgjatur me muaj./lajmi.net/