Shqetësuese: Pesë raste të dhunës në familje vetëm në rajonin e Prishtinës

Shifra shqetësuese të rasteve të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në Policinë e Kosovës në rajonin e Prishtinës. Gjatë këtij 24 orëshi në këtë rajon janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, shkruan lajmi.net. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Graqanicë dhe Obiliq. Rastet e raportuara në Polici:  Prishtinë / 05.07.2025…

Lajme

07/07/2025 09:00

Shifra shqetësuese të rasteve të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në Policinë e Kosovës në rajonin e Prishtinës.

Gjatë këtij 24 orëshi në këtë rajon janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, shkruan lajmi.net.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Graqanicë dhe Obiliq.

Rastet e raportuara në Polici: 

Prishtinë / 05.07.2025 – 23:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër shtetase e huaj. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Lipjan / 06.07.2025 – 18:48. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave femra kosovare. Pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Graqanicë / 06.07.2025 – 11:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ndaj viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokuroriRasti po hetohet nga njësitet relevante.

Obiliq / 05.07.2025 – NN. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Lipjan / 06.07.2025 – 17:17. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kanosur viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.