Shqetësuese: Mbi 90 raste të dhunimit gjatë vitit 2023

Dhuna seksuale po vazhdon të jetë dukuri mjaft prezente dhe shqetësuese në shoqërinë tonë. Vetëm gjatë vitit 2023, numri i rasteve të raportuara në Policinë e Kosovës si raste të dhunimit arrin shifrën prej 91. Në një përgjigje për lajmi.net Policia e Kosovës ka dërguar shifrat e rasteve të raportuara si raste të dhunimit. Ky…

Lajme

31/12/2023 13:34

Dhuna seksuale po vazhdon të jetë dukuri mjaft prezente dhe shqetësuese në shoqërinë tonë.

Vetëm gjatë vitit 2023, numri i rasteve të raportuara në Policinë e Kosovës si raste të dhunimit arrin shifrën prej 91.

Në një përgjigje për lajmi.net Policia e Kosovës ka dërguar shifrat e rasteve të raportuara si raste të dhunimit.

Ky numër po shihet si shqetësim nga ana e qytetarëve të vendit tonë.

Mirëpo krahasuar me vitin paraprak del se ky numër ka rënë dukshëm.

Vetëm gjatë vitit 2022, numri i rasteve të raportuara në Policinë e Kosovës si ngacmim seksual, sulm seksual dhe dhunim ishte gjithsej 237 raste.

Sipas Kodi Penal të Kosovës kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet./Lajmi.net/