Shqetësime tek Inter, lëndohet Robin Gosens

Janë rritur shqetësimet te skuadra e Inter, lidhur me Robin Gosens.

Sport

18/07/2022 19:39

Mbrojtësi gjerman i krahut, Gosens ka pësuar një lëndim të lehtë në ndeshjen miqësore ndaj Monaco.

Ky lëndim ka bërë që të rriten shqetësimet te krerët e Inter, pasi lojtari humbi shumë ndeshje sezonin e kaluar, pikërisht si pasojë e lëndimeve, përcjell lajmi.net.

28 vjeçari luajti vetëm në fundin e sezonit, pasi pësonte një lëndim herët në muajin shtator.

Frika te krerët e Inter ekziston lidhur me mundësinë që t’i përsëriten lëndimet më shpesh dhe lojtari të mos mund ta dëshmojë veten te ‘Zikaltërit’.

Lëndimi i fundit që e pësoi lojtari në ndeshjen ndaj Monaco ishte në muskulin e majtë. /Lajmi.net/