Shqetësime për Realin, dy yjet e skuadrës lëndohen në ndeshjet ndërkombëtare

Real Madridi mund t'ia ketë parë sherrin ndeshjes Uells - Kroacia, e cila përfundoi me barazim 1-1 mbrëmjen e djeshme.

Sport

14/10/2019 09:15

Uellsi i Ryan Giggs mori një pikë përballë kroatëve, falë golit të Gareth Bale në fundin e pjesës së parë.

Mirëpo, klubi spanjoll ishte humbësi më i madh i këtij takimi, transmeton lajmi.net.

Kjo pasi dy yjet e ekipit Luka Modric dhe Gareth Bale pësuan lëndime, anipse ky i fundit refuzoi të zëvendësohej.

Mesfushori kroat la fushën në minutat e fundit të ndeshjes pasi e kishte të pamundur të vazhdonte pas ndërhyrjes së Harry Wilson.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të të dy yjeve, por Reali shpreson për lajme të mira. /Lajmi.net/