“Shpresoj që të bëhesh Gerry Adams i Kosovës” – Rubin tregon se çka i tha Albright Thaçit dhe se pse ia tha këtë

James Rubin,  ish-ndihmëssekretar i Departamentit amerikan të Shtetit po dëshmon sot në Hagë, si dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit. Ai është pyetur për deklaratën e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeliene Albright, që ia kishte thënë Hashim Thaçit: “shpresoj që të bëheni Gerry Adams i Kosovës”. Rubin e ka sqaruar se pse ia kishte thënë Albright…

Lajme

15/09/2025 10:45

James Rubin,  ish-ndihmëssekretar i Departamentit amerikan të Shtetit po dëshmon sot në Hagë, si dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit.

Ai është pyetur për deklaratën e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeliene Albright, që ia kishte thënë Hashim Thaçit: “shpresoj që të bëheni Gerry Adams i Kosovës”.

Rubin e ka sqaruar se pse ia kishte thënë Albright këtë Thaçit.

Pjesë nga dëshmia e tij:

Rubin: Më kujtohet që kjo është thënë nga ajo në atë kohë, jo vetëm sa i takon kësaj që është shkruar. Më kujtohet që ajo ka thënë ai mund të ishte Gerry Adams i Kosovës, duke iu referuar Hashim Thaçit.

Misetiq: Ky është një version tjetër i artikullit tuaj në Financial Times. A mund të ma thoni me fjalë tua çfarë do të thonte sekretarja e Shtetit kur tha që “uroj të jeni Gerry Adams i Kosovës”.

Rubin: Ne nuk i njihnim mirë shqiptarët e Kosovës, përkundër boshnjakëve. Njihnim disa prej tyre. Nuk ishim takuar asnjë udhëheqës të UÇK-së, erdhi Albright, pjesëtarë të tjerë të administratës kishin takuar UÇK-në ne jo. Ishte diçka shumë e vogël në mendjen tonë që nuk kuptohej mirë. Nga ajo çfarë kishim dëgjuar se udhëheqësi i delegacionit ishte nga UÇK-ja, po përpiqej të ndalonte luftën dhe për ta ndaluar luftën duhet të motivohen ata që kanë një rol, përkundër z. Rugova që luftonte për paqën në mënyrë paqësore, Hashim Thaçi ishte identifikuar me UÇK-në, ne e inkurajonim atë si mundësi që një grup i vogël të transformohej për arritjen e objektivave. Ajo po përpiqej të bënte të kuptonin që nuk fitohet çmimi Nobel kështu. Njerëzit transformoheshin dhe përpiqeshim ta njihnim.