“Shpresat” tek diaspora, Kurti dhe VV-ja organizojnë pritje për mërgimtarët në një hotel luksoz në Prishtinë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duket se gjithë fokusin e zgjedhjeve të shkurtit e ka që prej tash tek diaspora. Derisa kanë mbetur edhe pak ditë që numri i mërgimtarëve në Kosovë shtohet shumë, nga VV-ja veçse kanë organizuar një pritje për ta. Vetëvendosje ka vendosur që në një prej hoteleve të shtrenjta të…

Lajme

19/12/2024 14:10

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duket se gjithë fokusin e zgjedhjeve të shkurtit e ka që prej tash tek diaspora.

Derisa kanë mbetur edhe pak ditë që numri i mërgimtarëve në Kosovë shtohet shumë, nga VV-ja veçse kanë organizuar një pritje për ta.

Vetëvendosje ka vendosur që në një prej hoteleve të shtrenjta të vendit, të presin mërgimtarët më 21 dhjetor.

“Festat e fundvitit marrin një shkëlqim të veçantë me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje. Ashtu si në vitet e kaluara, edhe këtë vit organizojmë një pritje të posaçme për mërgatën. Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë në këtë ngjarje, e cila kësaj radhe organizohet nga Kryeministri Albin Kurti dhe të gjithë kandidatët për deputetë nga lista jonë e fitores së madhe”,thuhet në njoftimin e VV-së, transmeton lajmi.net.

Tutje thuhet se “Ky takim do të jetë një rast i mrekullueshëm për t’u ritakuar, për të parë energjitë tona dhe për të ndarë një vizion të përbashkët për të ardhmen, vizion ky që do ta lidhë edhe më ngushtë Kosovën me diasporën e saj, drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe përparimit të përbashkët”./Lajmi.net/