“Shpresa” e radhës për Albulena Haxhiun – Nesër mbahet seanca e nëntë konstituive e Kuvendit

Pas tetë përpjekjesh të dështuara për konstituimin e Kuvendit, nesër mbahet seanca e nëntë konstituive e Kuvendit të Kosovës. Bazuar në deklaratat e dhëna deri më tani nga deputetët e zgjedhur të VV-së, Albulena Haxhiu do të propozohet përsëri për kryekuvendare. Që nuk do ta votojnë atë përsëri, kanë deklaruar deputetët nga PDK, LDK dhe…

Lajme

30/04/2025 16:19

Pas tetë përpjekjesh të dështuara për konstituimin e Kuvendit, nesër mbahet seanca e nëntë konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Bazuar në deklaratat e dhëna deri më tani nga deputetët e zgjedhur të VV-së, Albulena Haxhiu do të propozohet përsëri për kryekuvendare.

Që nuk do ta votojnë atë përsëri, kanë deklaruar deputetët nga PDK, LDK dhe AAK.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të filloj nga ora 10:00.

Konstituimi i Kuvendit, i nisur më 15 prill, dështoi shtatë herë radhazi, për shkak se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare, Albulena Haxhiu.