Shpëton Dardan Gashi, s’kalon mocioni që kërkonte shkarkimin e tij

Deputetët e Kuvendit të Kosovë nuk e kanë miratuar mocionin e propozuar nga LDK-ja për shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës, Dardan Gashi.

Lajme

26/01/2018 15:51

Për shkarkimin e tij votuan 36 deputetë për, 49 kundër dhe 3 abstenime.

Gashi kishte gjuajtur me armë zjarri në një ndejë në Malishevë, ku po festohej vendimi i cili lironte Fatmir Limajn nga akuzat për korrupsion./Lajmi.net/