Shpëtohen nga mbytja në Ksamil dy turistë ukrainas
Dy turistë ukrainas u shpëtuan nga Policia e Shqipërisë, teksa rrezikuan të mbyteshin në Ksamil. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, gjatë patrullimit në zonën e Ksamilit, efektivët konstatuan një mjet lundrues që ishte marrë me qira nga turistët, që po fundosej nga erërat e forta dhe kushtet e rënduara atmosferike. Aktualisht po punohet për…
Lajme
Dy turistë ukrainas u shpëtuan nga Policia e Shqipërisë, teksa rrezikuan të mbyteshin në Ksamil.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, gjatë patrullimit në zonën e Ksamilit, efektivët konstatuan një mjet lundrues që ishte marrë me qira nga turistët, që po fundosej nga erërat e forta dhe kushtet e rënduara atmosferike.
Aktualisht po punohet për nxjerrjen e mjetit lundrues në breg.
Njoftimi:
Shërbimet e Njësisë Speciale Delta, të planizuara me shërbim në mbështetje të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, kanë ndërhyrë me profesionalizëm dhe në kohë për t’i ardhur në ndihmë dy turistëve ukrainas, të cilët rrezikuan jetën në det për shkak të përkeqësimit të motit.
Gjatë patrullimit në zonën e Ksamilit, efektivët konstatuan një mjet lundrues tip skaf, i marrë me qira nga turistët, që po fundosej si pasojë e erërave të forta dhe kushteve të rënduara atmosferike.
Në bord ndodheshin dy shtetas ukrainas.
Menjëherë, efektivët e Njësisë Speciale Delta ndërhynë duke bërë të mundur shpëtimin e dy turistëve, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Aktualisht po punohet për nxjerrjen e mjetit lundrues në breg.
Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe turistëve në hapësirat detare të vendit.