Shpëtim dramatik: Ja se si helikopteri rus i nxjerrë të gjallë pilotët pak para shpërthimit (Video)

Një helikopter ushtarak rus është detyruar të bëjë ulje emergjente në Siri, pasi besohet se ishte qëlluar nga xhihadistët e ISIS-it derisa ishte në tokë.

Bota

04/11/2016 16:50

Helikopteri ishte ulur pranë qytetit sirian Palmyra, ku dyshohet se ishte goditur nga një predhë derisa po qëndronte pranë një piste, transmeton Telegrafi.

Edhe përkundër sulmit, anëtarët e ekuipazhit kanë arritur të kthehen shëndoshë e mirë në bazën ajrore Hmeimim.

Sipas Amaq, agjenci e lajmeve e afër me Shtetin Islamik, raporton se helikopteri ushtarak rus është shkatërruar nga një raketë në Huëaysis, një zonë rurale në pjesën lindore të Homs-it.