Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Shpërthimi te ‘Vasil Shanto’: Në makinë ishin 500 gram eksploziv, Gjini rëndë në spital

9:13 | 16 Shtator 2020

Detaje të reja nga atentati me eksploziv në Tiranë që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme (15 shtator).

Burime bëjnë me dije se shënjestra e atentatit Preng Gjni, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se në mjetin e tij ishte vendosur 400-500 gr eksploziv.

Ndërkohë, shtetasi italian Silvano Barbadoni i cili u plagos teksa pa kalonte afër vendit të ngjarjes, ka marrë ndihmën mjekësore dhe është larguar nga spitali mbrëmjen e djeshme.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi, tha se objektiv ishte Preng Gjini, dhe se sipas pistave kryesore, dyshohet për hakmarrje.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar panik te qytetarët pasi zona ku ndodhi ka pasur lëvizje të shumta mjetesh e kalimtarësh.

Preng Gjini mësohet se ka pak kohë që është liruar nga burgu në Itali ku vuante dënimin për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa i vëllai Armando Gjini ishte arrestuar si pjesë e grupit kriminal të Met Kananit.

Preng Gjini ishte marrë në pyetje si i dyshuar për vrasjen me snajper të biznesmenit Kastriot Reçi.