Shpërthimi në Francë, publikohen fotot e personit që vendosi bombën

21:56 | 24 Maj 2019

13 persona mbetën të plagosur gjatë një shpërthimi me bombë në Lion të Francës.

Ndërkohë, mediat franceze dhe ato botërore kanë publikuar fotot, që tregojnë njeriun që dyshohet se ka shkaktuar sulmin e përgjakshëm.

 

Po ashtu, autoritetet janë duke punuar për identifikimin e tij, i cili në momentin e shpërthimit po lëvizte me biçikletë dhe më pas vendosi një qese në tokë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 17:30, ndërsa autori i dyshuar mund të jetë një terrorist.