Shpërthimi i veturës së u.d drejtorit të QKUK-së, arrestohet një person i dyshimtë në Podujevë

Një mjet shpërthyes ishte vendosur në veturën e u.d drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari ditë më parë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Vetura e tij kishte shpërthyer në momentin kur ai gjendej brenda QKUK-së në një mbledhje të bordit. Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës tashmë ka arrestuar një person…

Lajme

07/05/2025 14:54

Një mjet shpërthyes ishte vendosur në veturën e u.d drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari ditë më parë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Vetura e tij kishte shpërthyer në momentin kur ai gjendej brenda QKUK-së në një mbledhje të bordit.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës tashmë ka arrestuar një person të dyshimtë, raporton lajmi.net.

Kjo u bë e ditur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës ka arrestuar nje (1) person B.K. në Podujevë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 par. 2 të KPRK-së, Zjarrvënia” nga neni 322 par. 2 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së, i cili ka ndodh me datë 30.04.2025 në oborrin e QKUK-së, kundër veturës se UD Drejtorit të QKUK-së”,thuhet në njoftim.

Gjithashtu u tha se operacioni policor në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e shtetit është duke vazhduar në mënyrë të intensifikuar në disa lokacione të ndryshme për mbledhjen e provave për hetimin e të gjitha rrethanave të rastit.

“Organet e rendit mbeten të përkushtuar për të zbuluar motivet dhe zbardhjen e rastit në tërësi”.

Hajdari pati deklaruar se nuk ka asnjë problem me asnjë person të caktuar dhe se ky rast mund të lidhej me punën e tij në QKUK./Lajmi.net/