Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit, 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

10 policë janë plagosur deri më tani nga protesta e dhunshme e opozitës. Protestuesit kanë hedhur molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të “bluve”. Policia ka marrë masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulmet mbi Policinë dhe institucionet shtetërore. Njoftimi i Policisë së Shtetit: Shërbimet e Policisë…

Lajme

07/10/2024 20:35

10 policë janë plagosur deri më tani nga protesta e dhunshme e opozitës.

Protestuesit kanë hedhur molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të “bluve”.

Policia ka marrë masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulmet mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.

Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore. /Topchannel