Shpërthimi i djeshëm tek Liqeni i Ujmanit- I dyshuari i identifikuar, por ende i pa arrestuar

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua dje në Liqenin e Ujmanit. Lajmi.net raportoi ekskluzivisht në lidhej me këtë shpërthim, që për fat të mirë nuk la ndonjë person të lënduar. Shpërthimi në fjalë ndodhi 10 minuta pas largimit të autoblindës policore nga vend ii ngjarjes. Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës mbrëmë ka bastisur…

Lajme

22/07/2024 09:18

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua dje në Liqenin e Ujmanit.

Lajmi.net raportoi ekskluzivisht në lidhej me këtë shpërthim, që për fat të mirë nuk la ndonjë person të lënduar.

Shpërthimi në fjalë ndodhi 10 minuta pas largimit të autoblindës policore nga vend ii ngjarjes.

Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës mbrëmë ka bastisur një shtëpi në Zubin Potok.

Pavarësisht kësaj, i dyshuari në këtë rast vazhdon të jetë në arrati.

Lajmi.net ka kontaktuar zv/drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili deklaroi se nuk ka ende asnjë të arrestuar.

Duhet përkujtuar që mbrëmë Policia gjatë bastisjes ka rritur të sekuestrojë tri radiolidhje dhe një veturë.

“Në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut. Gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë”, thuhej në njoftim.

Kurse Policia po ashtu bëri të ditur se tanimë kanë identifikuar personin e dyshimtë.

E nga shpërthimi i djeshëm në afërsi të Liqenit të Ujmanit janë dëmtuar dy vetura.

Policia tashmë po merret me rastin në fjalë, kurse duhet përkujtuar që në Ujman tash e as ditë ka vizitorë të shumtë.

Shumë prej tyre kanë zgjedhur që të kalojnë ditët e nxehta duke notuar në liqenin e Ujmanit. Madje qytetarë të shumtë pati aty edhe kur ndodhi shpërthimi në fjalë./Lajmi.net/