Shpërthimi i baterive në ndërtesën në Prishtinë-shkaktohen dëme të mëdha
Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim baterish në një ndërtesë, në lagjen “Pejton”, në Prishtinë, duke shkaktuar dëme të mëdha. Këtë e potencuan disa qytetarë të cilët nuk pranuan të flasin para kamerave, por theksuan që rreth orës 6:30 ka ndodhur shpërthimi baterive, dhe si rezultat i tymit kanë mbetur për disa qaste…

Lajme
Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim baterish në një ndërtesë, në lagjen “Pejton”, në Prishtinë, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Këtë e potencuan disa qytetarë të cilët nuk pranuan të flasin para kamerave, por theksuan që rreth orës 6:30 ka ndodhur shpërthimi baterive, dhe si rezultat i tymit kanë mbetur për disa qaste të bllokuar.
Ata theksuan se shpërthimi ndodhi në katin e katërt të ndërtesës. Siç mësohet bateritë janë përdorur nga banorët në atë katë për invertorë.
Në lidhje me këtë rast nuk ka pasur asnjë deklarim as nga Policia e Kosovës e as nga zjarrfikësit.