Shpërthime dramatike në Bardarbunga
Në vullkanin Bardarbunga në Islandë që nga e diela janë parë shpërthime dramatike, duke çuar deri në 50 metra lartësi llavën që del prej tij.
Lajme
Autoritetet e aviacionit islandez kishin ngritur në nivelin më të lartë alarmin, duke paralajmëruar rrezikun nga hiri ballkanik që mund të mbulojë një hapësirë të konsiderueshme mbi akullnajën afër së cilës ndodhet vullkani.
Mijëra fluturime ishin anuluar dy vjet më parë kur hiri vullkanik që doli nga Bardarbunga mbuloi një hapësirë të madhe qiellore, mirëpo të martën niveli i rrezikut nga e kuqja është ulë në të portokalli, pasi përveç shpërthimeve dramatike të llavës, nuk është lajmëruar ende hiri vullkanik.