Shpërthim pas mesnate te objekti i Postës në Zveçan

Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur te objekti i Postës në Zveçan, mbrëmë, pak minuta pas mesnatës. Lidhur me rastin, Policia e Rajonit të Veriut ka dhënë detaje, duke konfirmuar se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale. Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar…

Lajme

01/04/2025 08:11

Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur te objekti i Postës në Zveçan, mbrëmë, pak minuta pas mesnatës.

Lidhur me rastin, Policia e Rajonit të Veriut ka dhënë detaje, duke konfirmuar se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se xhamat e një pjese të objektit janë thyer si pasojë e shpërthimit, ndërsa policia po vazhdon hetimet në vendngjarje.

“Nuk ka persona të lënduar, janë thyer xhamat në një pjesë të objektit, por për momentin nuk mund të japim më shumë informacione. Policia, me njësitë përkatëse, është ende në vendin e ngjarjes”, tha Elshani.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e këtij shpërthimi, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rastin.