Shpërthim në Zubin Potok, Policia thotë se ka filluar të digjet një objekt

Një shpërthim ka ndodhur sot në orët e vona të natës në Zubin Potok. Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut. Ai ka treguar se si pasojë e shpërthimit besohet të jetë shkaktuar zjarr në një objekt të papërfunduar e të pabanueshëm. Nuk dihen shkaqet e këtij…

Lajme

03/10/2024 00:50

Një shpërthim ka ndodhur sot në orët e vona të natës në Zubin Potok.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Ai ka treguar se si pasojë e shpërthimit besohet të jetë shkaktuar zjarr në një objekt të papërfunduar e të pabanueshëm.

Nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi që ka ndodhur sonte.

“Në Zubin Potok, nga detonimi/shpërthimi besohet të ketë ardhur ehe një zjarr në një ndërtesë të papërfunduar e të pabanua”, ka thënë Elshani.