Shpërthim në Zubin Potok, dëmtohet një lokal dhe dy vetura

Dje është raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në afërsi të lokalit të victimës. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara aty, raporton lajmi.net Ndërsa rasti është në hetime nga policia. “Rr. Arsenije Cernojevic, Zubin…

Lajme

29/06/2024 08:48

Dje është raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në afërsi të lokalit të victimës.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara aty, raporton lajmi.net

Ndërsa rasti është në hetime nga policia.

“Rr. Arsenije Cernojevic, Zubin Potok 28.06.2024 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore) në afërsi të lokalit të tij. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara aty. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime.” /Lajmi.net/