Shpërthim në Vushtrri, në vendngjarje gjenden pjesë të armëve e municion
Një shpërthim është raportuar se ka ndodhur të dielën në një kodrinë Vushtrri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është vërejtur një gropë ku janë gjetur edhe disa pjesë të armëve dhe municionit si: dy karikatorë të armëve, disa këllëfë…

Lajme
Një shpërthim është raportuar se ka ndodhur të dielën në një kodrinë Vushtrri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin.
Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është vërejtur një gropë ku janë gjetur edhe disa pjesë të armëve dhe municionit si: dy karikatorë të armëve, disa këllëfë të armëve, një shufër metalike dhe municion i ndryshëm.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Vushtrri / 07.09.2025 – 10:09. Pas raportimit lidhur me një zjarr në një kodrinë është dëgjuar një shpërthim-detonim. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është vërejtur një gropë ku janë gjetur edhe disa pjesë të armëve dhe municionit si: dy karikatorë të armëve, disa këllëfë të armëve, një shufër metalike dhe municion i ndryshëm. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.”