Shpërthim në selinë e PDK’së në Veri
Raportohet se persona të panjohur nga një automjet në lëvizje ngjyrë të zezë, kanë hedhur granatë dore në selinë e PDK'së në Lagjen e Boshnjakëve. Përveç dëmeve material nuk ka të lënduar në njerëz.

Lajme
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë rreth orës 2:05 pas mesnate në selinë e PDK’së në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress.
Sipas këtyre burimeve, persona të panjohur nga një automjet në lëvizje ngjyrë të zezë, kanë hedhur granatë dore, ndërsa përveç dëmeve material nuk ka të lënduar në njerëz.
Mësohet se policia ka dal në vendngjarje dhe hetimet rreth rastit janë në proces.
(Kosovapress)