Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok, Policia jep detaje
Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur pas mesnate në veri të vendit. Rreth orës 02:00 një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zv/drejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani. Ai tha se si shkak i shpërthimit pati dëme të vogla materiale,…

Lajme
Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur pas mesnate në veri të vendit.
Rreth orës 02:00 një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Uglarë të Zubin Potokut.
Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zv/drejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
Ai tha se si shkak i shpërthimit pati dëme të vogla materiale, por s’pati të lënduar.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitë adekuate dhe po merret me rastin”, shtoi ai./Lajmi.net/