Shpërthim në diskotekën “Gate” në Prishtinë, u hodh mjet shpërthyes pas mesnate

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një mjet shpërthyes është aktivizuar në diskotekën “Gate”, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale. Burime të sigurta të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se rasti është raportuar më 21 korrik 2025, rreth orës 03:00, në rrugën “Epiri”…

Lajme

21/07/2025 09:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një mjet shpërthyes është aktivizuar në diskotekën “Gate”, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale.

Burime të sigurta të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se rasti është raportuar më 21 korrik 2025, rreth orës 03:00, në rrugën “Epiri” në Prishtinë, ku ndodhet edhe lokali i njohur i natës.

Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore , të cilat kanë siguruar perimetrin, ndërsa në lokacion kanë dalë hetuesit rajonalë, krim-teknikët dhe njësia e deminimit, që kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Sipas të dhënave të para, nuk ka persona të lënduar, por lokali ka pësuar dëme materiale nga shpërthimi i mjetit.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, është iniciuar procedurë penale për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Sinjali do të raportojë me detaje të reja sapo ato të konfirmohen zyrtarisht.