Shpërthim i fuqishëm në Iran, mbi 700 të plagosur
Mbi 700 persona janë plagosur në një shpërthim në një port në qytetin jugor iranian Bandar Abbas. Sipas informacioneve të fundit, pesë persona kanë humbur jetën. Shpërthimi ndodhi ndërsa Irani filloi një raund të tretë bisedimesh me SHBA-në në Oman mbi programin e tij bërthamor. Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. “Shkaku i këtij incidenti…

Bota
Mbi 700 persona janë plagosur në një shpërthim në një port në qytetin jugor iranian Bandar Abbas.
Sipas informacioneve të fundit, pesë persona kanë humbur jetën. Shpërthimi ndodhi ndërsa Irani filloi një raund të tretë bisedimesh me SHBA-në në Oman mbi programin e tij bërthamor. Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende.
“Shkaku i këtij incidenti ishte shpërthimi i disa kontejnerëve në skelë në portin Shahid Rajai. Tani po analizojmë situatën dhe po transferojmë të plagosurit në qendrat mjekësore”, tha një zyrtar lokal i menaxhimit të krizave për televizionin shtetëror.
Agjencia njoftoi se 516 persona u plagosën, ndërsa më parë televizioni iranian raportoi se “qindra u transferuan në qendra mjekësore”.
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim raportoi se aktivitetet portuale ishin pezulluar për të shuar zjarrin dhe se duke pasur parasysh numrin e madh të punonjësve të portit, “shumë njerëz ka të ngjarë të jenë plagosur ose vrarë në incident”.
Si pasojë e shpërthimit, xhamat e dritareve në një rreze prej disa kilometrash u plasaritën, raportuan mediat iraniane.
Pamjet e postuara në internet tregojnë një re në formë kërpudhe që formohet në port pas shpërthimit.
Në vitin 2020, kompjuterët në atë port ishin shënjestër e një sulmi kibernetik. Sipas gazetës Washington Post, Izraeli ishte ndoshta përgjegjës, duke iu përgjigjur një sulmi kibernetik Iranian