Shpërthen vetura e gjyqtarit

Moment i tensionit të madh në Qipro. Një prej gjyqtarëve më të njohur, Leontios Trattos ka parë veturën e tij duke shpërthyer nga eksplozivi. I menjëhershëm ka qenë vendimi nga Federata e Futbollit të Qipros, që ka ndërprerë ndeshjet e caktuara për t’u zhvilluar këtë fundjavë, në shenjë reagimi ndaj ngjarjes së tmerrshme. Për fatin…

Sport

01/03/2014 08:43

Moment i tensionit të madh në Qipro. Një prej gjyqtarëve më të njohur, Leontios Trattos ka parë veturën e tij duke shpërthyer nga eksplozivi.

I menjëhershëm ka qenë vendimi nga Federata e Futbollit të Qipros, që ka ndërprerë ndeshjet e caktuara për t’u zhvilluar këtë fundjavë, në shenjë reagimi ndaj ngjarjes së tmerrshme.

Për fatin e mirë, Trattos nuk ka qenë afër veturës në momentin e shpërthimit, pasi ajo gjendej e parkuar në një zonë jashtë Nicosias, derisa ka shkaktuar dëme edhe tek veturat e tjera që ishin pranë saj.

Motivet ende nuk dihen por ajo që është më e rëndësishme tani është se incidenti nuk solli të lënduar, por duhet të zbardhet në mënyrë që fajtorët e këtij gjesti të tmerrshëm të dalin para drejtësisë.

Ngjarja ndodhi disa ditë para miqësores mes Ukrainës dhe SHBA-së të caktuar të zhvillohet në një fushë neutrale për shkak të dhunës që ka shpërthyer në shtetin evropian.