Shpërthen bombola e gazit në rrugën “Muharrem Fejza”, lëndohet një person

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Ankuesi mashkull ka raportuar se derisa ka qenë duke e montuar një bombolë, e njëjta ka filluar të digjet dhe ka shpërthyer. Si pasojë, një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, transmeton…

Lajme

04/10/2024 10:13

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Ankuesi mashkull ka raportuar se derisa ka qenë duke e montuar një bombolë, e njëjta ka filluar të digjet dhe ka shpërthyer.

Si pasojë, një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, transmeton lajmi.net.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/