Shpërthejnë zjarret në Romë, dhjetëra të evakuuar

Banorët në disa komunitete rreth 40 kilometra në lindje të Romës janë evakuuar pas shpërthimit të një zjarri ndërsa vendi ka shënuar temperaturat më të larta.

Bota

13/08/2021 15:00

Zjarret që kanë shpërthyer gjatë javëve të fundit në Italinë jugore, kanë  shkatërruar pyjet në Kalabri dhe ishujt e Sicilisë dhe Sardenjës.

Të mërkurën, temperatura arriti 49 gradë Celsius në Sicilinë juglindore,  temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Evropë.

Rreth 25 familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre ndërsa zjarret u përhapën në rezervatin natyror Monte Catilo pranë periferisë Tivoli të Romës.

Gjithashtu janë evakuuar rreth  30 fëmijë jetimë.

Zjarret shpërthyen gjatë natës pranë qytetit jugor italian të Otrantos, sipas një deklaratë të  zjarrfikësve.