Shpërndarësit të picave i grabisin para nën kërcënimin e armës
Tre persona kanë grabitur nën kërcënimin e armëve një shpërndarës të picave në Mitrovicë.

Lajme
Një person ka raportuar në Policie, deri sa kishte qenë duke u kthyer pas një dërgese të picave në një motel, tre persona të panjohur duke i bllokuar rrugën dhe nën kërcënim të armës i kanë grabitur një shumë parash, një telefonin Iphone 5 dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë.
Përderisa Policia e Kosovës nuk raporton për të lënduar, ndërkaq rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/