Shpërndante përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet dhe pastaj lirohet i dyshuari në Suharekë

Policia e Kosovës ka raportuar një rast të “Materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve” në Suharekë. Hetuesit policorë nga Drejtoria e Krimeve Kibernetike, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshimtë pasi që i njëjti në rrjete sociale vazhdimisht ka shpërndarë materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, transmeton lajmi.net.…

Lajme

19/09/2024 08:37

Policia e Kosovës ka raportuar një rast të “Materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve” në Suharekë.

Hetuesit policorë nga Drejtoria e Krimeve Kibernetike, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshimtë pasi që i njëjti në rrjete sociale vazhdimisht ka shpërndarë materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/