Shpërndahen fotografi, Lëvizja Vetëvendosje publikoi pamje të tubimit të Gjilanit për tubimin në Podujevë
Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi po publikon fotografi nga tubimet e takimet elektorale të cilat po i mbajnë kudo në Kosovë për të treguar numrin e qytetarëve që po i mbështesin. Për të treguar se sa shumë në numër janë mbështetësit e tyre, ata shpesh po e shtrembërojnë të vërtetën, shkruan lajmi.net. Mbrëmë (e martë), Lëvizja…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi po publikon fotografi nga tubimet e takimet elektorale të cilat po i mbajnë kudo në Kosovë për të treguar numrin e qytetarëve që po i mbështesin.
Për të treguar se sa shumë në numër janë mbështetësit e tyre, ata shpesh po e shtrembërojnë të vërtetën, shkruan lajmi.net.
Mbrëmë (e martë), Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin elektoral në Podujevë por siç duke nuk ishin të kënaqur me praninë e masës.
Në rrjete sociale, janë publikuar fotografi ku shihet se për tubimin në Podujevë janë publikuar pamje të tubimit në Gjilan me kusht që të duken më shumë në numër.
Bujar Gimolli ka publikuar fotografi nga sekuenca e videos ku shihet një ndriqim specifik në Sheshin e Gjilanit e i cili ndodhet edhe në videon ku LVV tregon për tubimin e Podujevës.
Kjo vërehet edhe nga fotografitë që ka publikuar LVV nga tubimi i Gjilanit pak ditë më parë:
Një pamje totale e sheshit të Podujevës ku ndriçimi i nuk shihet.