Shpenzimet e LDK-së: Në 3 muajt e fundit harxhoi mbi 230 mijë euro
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpenzuar gjithsej 230 mijë e 211 euro gjatë tremujorit prill–qershor 2025, sipas raportit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Në këtë periudhë, partia ka pasur në dispozicion një buxhet prej 248 mijë e 951 euro, ndërsa shpenzimet janë ndarë në kategori të ndryshme, transmeton lajmi.net LDK ka…

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpenzuar gjithsej 230 mijë e 211 euro gjatë tremujorit prill–qershor 2025, sipas raportit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Në këtë periudhë, partia ka pasur në dispozicion një buxhet prej 248 mijë e 951 euro, ndërsa shpenzimet janë ndarë në kategori të ndryshme, transmeton lajmi.net
LDK ka deklaruar 48 mijë e 438 euro për informim publik, që përfshin reklama, konkurse dhe njoftime mediatike. Për qira, janë raportuar 27 mijë e 244 euro, ndërsa 109 mijë e 708 euro janë shpenzuar për paga.
Në raport përfshihen edhe 6 mijë e 150 euro të shpenzuara për udhëtime jashtë vendit.
Të dhënat janë publikuar në përputhje me Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike, ndërsa raporti i plotë është dorëzuar në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike pranë KQZ-së./lajmi.net/