Shpenzimet e AAK-së gjatë fushatës zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paauditurara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Lidhur me këtë, del që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-AAK, ka shpenzuar gjithsej 337,237.35 euro, ani pse të hyra në fillim të fushatës i pati vetëm 18,157.00 euro.   Sipas…

Lajme

02/05/2025 17:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paauditurara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Lidhur me këtë, del që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-AAK, ka shpenzuar gjithsej 337,237.35 euro, ani pse të hyra në fillim të fushatës i pati vetëm 18,157.00 euro.

 

Sipas raportit të KQZ-së, AAK-ja nga këto shpenzime ka paguar 31,200.35 euro, derisa borxh ka mbetur për plot 306,037.00 euro.