Shpendi fut peletin në shkollat e Prishtinës
Në shkollat fillore dhe të mesme Komuna e Prishtinës ka vendosur që nga ky vit të fillojë me ndërrimin e sistemit të ri të ngrohjes, përkatësisht me veleti, një lloj briketi që prodhohet nga druri dhe mbeturinat e tij.

Lajme
Sipas një njoftimi të Komunës, ky ndryshim do të fillojë me shkollat, por nuk do të ndalet vetëm në to. Në të ardhmen ky plan i ngrohjes do të realizohet edhe në institucione të tjera të administruara nga Komuna.
Eliminimi i tërësishëm i ngrohjes me naftë në shkolla dhe mundësisht edhe në institucionet tjera, Komuna ka paraparë ta bëjë brenda tre vjetëve.
“Këtë vit po e pilotojmë zëvendësimin e kaldajave me naftë me një sistem bashkëkohor të ngrohjes me peleti. Zëvendësimi do të fillojë nga 6 shkolla në komunën e Prishtinës. Ky sistem bashkëkohor na garanton dhe eliminimin e ndotjes së ambientit si dhe është shumë më ekonomik dhe shmang plotësisht rreziqet e mundshme nga kaldajat”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Në njoftim, thuhet se në shkollat ku ngrohja bëhet nga “Termokosi”, ngrohja do të monitorohet dhe po ashtu do të planifikohen edhe metoda të tjera për ngrohje, në rast defektesh.